16/02/2026
Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve, subjekt deklarimi për DIVA 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ se:
👉🏻Duhen deklaruar në DIVA 2025 të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit, përmes llogarive bankare apo çdo formë tjeter pagese, përfshirë ato fizike ose elektronike nëpërmjet platformave si:
📌Meta (Facebook; Intagram; WhatsApp)
📌Google
📌Youtube
📌Airbnb
📌Booking etj.
⚠️ Kujdes! Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara nëpërmjet këtyre platformave. Çdo mosdeklarim do t’ju vendosë përballë penaliteteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
👉🏻Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Administratës Tatimore https://www.tatime.gov.al/