Fatos Geci

Contact the business

Fatos Geci -Member of Parliament of Kosovo
-PhD in International Economics & Finance 🇫🇷🇽🇰
-Traveler ✈️ Fatos Geci ka lindur më 29.02.1988 në Skenderaj.

Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje. Shkollimin e mesëm e ka vazhduar në Prishtinë në gjimnazin “Sami Frashëri”. Studimet universitare themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Ekonomtik në drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve themelore me mesatare te lartë menjëherë ka vazhduar studimet master në po të njëjtin drejtim në të cilin nivel gjithashtu ka treguar sukses të lartë. Në vitin 2013 nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përzgjidhet për punë praktike në ministrin e Ekonomisë dhe Financave sipas kriterit të mesatares së lartë të studimeve. Në nentor te 2018 regjistroj studimet e doktoratës pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në të njëjtin drejtim sikurse në studimet paraprake. Por ne nentor te 2019 filloj ligjertat e doktorates, dhe ne vitin 2020 perfundoj te gjitha provimet e doktorates me sukses dhe me një afat rekord. Nga momenti që u regjistrua ne doktorature ne Kosove, ka shprehur interesim për të vazhduar një pjesë të studimeve të doktoratës në ndonjërin nga universitet prestigjioze Evropiane me c`rast ka arrite që të jet fitues i tri bursave të një pas njëshme ndërkombëtare të financuara nga Bashkimi Evropian duke u paisur me tri certifikata të studimeve ndërkombëtare për studimet e vitit 2019, 2021 dhe duke vazhduar edhe në vitin 2022 si dhe marrjen e 90 kredive shtesë. Studimet e doktotarës përmes bursave të fituara i ka vazhduar në Universitetin Cote D`azur në Nice të Francës ku edhe aktualisht eshte duke përfunduar semestrin e fundit. Në vitin 2021 mbajti një konferencë ndërkombëtare virtualisht nga Franca e organizuar në Moskë të Rusis dhe po në atë kohë bëri edhe një publikim shkencor. Në vitin 2021 ka aplikuar në 3 konferenca të tjera dhe në proces ka edhe punime të tjera për publikim.

14/10/2026

Të dashur miq,

Deri më sot, as Policia e Kosovës dhe as Prokuroria nuk më kanë njoftuar nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me rastin tim. Nuk kam marrë asnjë informacion nëse “gazetari” në fjalë është thirrur për t’u intervistuar lidhur me postimin e tij, pas të cilit unë dhe familja ime kemi marrë qindra kërcënime me jetë.

Pse, edhe pas tri ditësh, nuk ka ende një përgjigje të qartë nga institucionet e drejtësisë? Pse gjuha e urrejtjes, shpifjet dhe nxitja nuk po marrin vëmendjen e duhur institucionale?

Kjo situatë ma kujton periudhën e vitit 2000, kur në gazetën Epoka e Re publikoheshin shkrime përmes të cilave na etiketonin si tradhtarë. Pastaj në vitin 2001, pas një periudhe të tensionuar dhe të mbushur me nxitje politike, u vranë shokët tanë, Besim Dajaku dhe gazetari Bekim Kastrati, dhe u plagos axhi jem Gani Geci si dhe ndodhën shumë raste të tjera të vrasjeve me motive politike. Këto janë plagë të rënda të së kaluarës, të cilat na kujtojnë se sa e rëndësishme është që gjuha e urrejtjes dhe nxitja të mos neglizhohen.

Si deputet i Republikës së Kosovës, me përgjegjësi publike dhe me të drejtën për të kërkuar mbrojtjen e ligjit, sot do t’i drejtohem Kryeprokurorit të Shtetit me një ankesë zyrtare. Do të kërkoj sqarime se përse, edhe pas tri ditësh, nuk jam njoftuar për shqyrtimin e kallëzimit tim lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe shpifjen, si dhe pse nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Nuk kërkoj privilegje për shkak të pozitës sime. Kërkoj që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë dhe që institucionet përgjegjëse të reagojnë me seriozitet ndaj çdo rasti që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Siguria ime dhe e familjes sime nuk është çështje politike. Është çështje e sundimit të ligjit dhe e përgjegjësisë institucionale.

U kënaqëm❤️Sapo fitoi klubi i volejbollit Prishtina me rezultatin 3–0, njëherësh klubi më i vjetër i volejbollit në Pris...
11/10/2026

U kënaqëm❤️

Sapo fitoi klubi i volejbollit Prishtina me rezultatin 3–0, njëherësh klubi më i vjetër i volejbollit në Prishtinë! 🏐👏

Sot, nga ora 17:00, erdha në sallën “Xhemail Mustafa”, ku pata kënaqësinë të luaja dhe ta shijoja këtë sport së bashku me lojtarët, para se këta të fillonin ndeshjen. 😁

Më pas, u shndërrova në një shikues të flaktë të këtij sporti, duke e përjetuar nga afër emocionin dhe bukurinë e volejbollit! 🏐💪

11/10/2026

Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në!

Gjyshja ime, në luftë i ka ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, sot, në moshën 93-vjeçare, më tha: “Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta…

Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin.

Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë.

Jam krenar që jam djali i familjes së parë të UÇK-së së vërtetë. Jam më UÇK-në e 10 mijë veteranëve të vërtetë, që komandanti ynë ishte Adem Jashari, ndërsa komandanti suprem Ibrahim Rugova ne krye më ministrin Ahmet Krasniqin.

UÇK-ja u përket atyre që luftuan vërtet. UÇK-ja është e jona! Mos na e njollosni historinë dhe sakrificën e saj. UÇK-ja sot po pastrohet nga ata që u përpoqën ta uzurponin emblemën e saj dje!

Sot, për vizitë në vendin tim të punës, erdhën dajët dhe vëllai im.Pranë meje është daja im i madh, Sadiku. Pas luftës, ...
08/10/2026

Sot, për vizitë në vendin tim të punës, erdhën dajët dhe vëllai im.

Pranë meje është daja im i madh, Sadiku. Pas luftës, kur ende djali i tij nuk i kishte mbushur 20 vjeç, i’a vranë për motive poltike. Në atë kohë djali i dajes ishte një aktivist i madh i LDK-së.

Foto e ditës! Kryeministri me Presidenten e Republikës, ndërsa në prapavijë shihet figura më e ndritur e themeluesit të ...
08/10/2026

Foto e ditës!

Kryeministri me Presidenten e Republikës, ndërsa në prapavijë shihet figura më e ndritur e themeluesit të shtetit tonë, Dr. Ibrahim Rugova! 🇽🇰🕊️

Urime, e dashur profesoreshë, për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës! 🇽🇰Me respekt të thellë, ish-studenti yt...
06/10/2026

Urime, e dashur profesoreshë, për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës! 🇽🇰

Me respekt të thellë, ish-studenti yt!

06/10/2026

Albin Kurti kryeministri❤️

06/10/2026

Të dashur miq,

Justina Shiroka P**a ka qenë mentoreja ime në nivelin Bachelor. Është një person i jashtëzakonshëm, të cilin e vlerësoj dhe e respektoj shumë.

Me kënaqësinë më të madhe do ta votoj për Presidente.

04/10/2026

Te dashur miq, për shkak të bindjeve të mia politike dhe qëndrimit tim lidhur me votimin për Gjykatën Speciale, sot rreth orës 20:00 jam përballur me kërcënime serioze, deri edhe me kërcënime për vrasje, si dhe me sharje e ofendime të vazhdueshme.

Sapo dola nga Policia e Kosovës, per krime te rënda ku e denoncova rastin dhe dorëzova të gjitha informacionet që kam në dispozicion lidhur me personin që më ka kërcënuar përmes telefonit.

Rasti tashmë është në procedurë hetimore dhe pres që organet kompetente të veprojnë sipas ligjit.

Mund të kemi bindje të ndryshme politike, mund të debatojmë dhe të mos pajtohemi, por kërcënimet për jetë nuk janë politikë.

Unë do të vazhdoj ta kryej detyrën time si deputet dhe të qëndroj pas bindjeve të mia, pa u frikësuar nga kërcënimet e askujt. Ndjej keqardhje të thellë për vrasjen e djalit te dajës tim dhe për të gjitha viktimat shqiptare politike gjatë dhe pas luftës.

🇽🇰🤝🇺🇸
02/10/2026

🇽🇰🤝🇺🇸

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.

E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës. 🇽🇰🤝🇺🇸

Address

Pristina
10001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fatos Geci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Fatos Geci:

Shortcuts

Share