Tax Advisors

Tax Advisors Tax Advisors është kompani e cila kryen shërbimet e kontabilitetit, auditimit.

Përgatiti tatimet me programin online www.nidy.aiFalas 30 ditëLësho fatura në sekonda, librat e TVSH-së gati për ATK, st...
14/07/2026

Përgatiti tatimet me programin online www.nidy.ai

Falas 30 ditë

Lësho fatura në sekonda, librat e TVSH-së gati për ATK, stoku në kohë reale. Kontabiliteti pa dhimbje koke. → nidy.ai

Paguani tatimet, ruani pasurine.ATK, ka fillu sh*tjen e pasurive te konfiskuara nga tatimpaguesit per mospagesa te tatim...
10/06/2026

Paguani tatimet, ruani pasurine.

ATK, ka fillu sh*tjen e pasurive te konfiskuara nga tatimpaguesit per mospagesa te tatimit.

https://www.atk-ks.org/njoftim-per-sh*tje-me-oferte-te-mbyllur/

NJOFTIM PËR SH*TJE ME OFERTË TË MBYLLUR

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit për organizimin e një sh*tjeje me ofertë të mbyllur.

📄 Për informata më të hollësishme, kushtet e pjesëmarrjes dhe detajet e procedurës, ju ftojmë të vizitoni linkun e publikuar më poshtë.

🔗https://www.atk-ks.org/njoftim-per-sh*tje-me-oferte-te-mbyllur/

Pozite e hapur: KontabilistApliko apo referoni d**e:
13/09/2024

Pozite e hapur: Kontabilist
Apliko apo referoni d**e:

BALKANOMICSKënaqësi të jemi pjesëmarrës në konferencën BALKANOMICS në Tiranë, organizuar nga CBS dhe mbështetur nga USAI...
28/06/2024

BALKANOMICS

Kënaqësi të jemi pjesëmarrës në konferencën BALKANOMICS në Tiranë, organizuar nga CBS dhe mbështetur nga USAID. Kjo konferencë fokusohet në rritjen ekonomike, qasjen në financa dhe zhvillimin e kapitalit privat në Ballkanin Perëndimor. Përfituam njohuri të vlefshme nga ekspertët dhe akterët kyç të industrisë mbi tema thelbësore, duke përfshirë nëse kapitali privat mund të bëhet realitet në Ballkanin Perëndimor dhe diskutime strategjike mbi themelimin e fondeve të kapitalit privat në rajon. Gjithashtu u diskutua edhe për tema tjera si fintech, bashkëpunimin rajonal dhe inovacionin financiar.

Pagat mesatare në Kosovë sipas qyteteve për muajin Mars/2024PRISHTINË----773.51GRAÇANICË----706.35HANI I ELEZIT----671.3...
11/06/2024

Pagat mesatare në Kosovë sipas qyteteve për muajin Mars/2024

PRISHTINË----773.51
GRAÇANICË----706.35
HANI I ELEZIT----671.34
OBILIQ----602.67
FUSHË KOSOVË----576.75
MITROVICË VERIORE----565.57
KLLOKOT----523.66
SUHAREKË----518.52
PEJË----518.51
MITROVICË----510.33
GLLOGOC----506.24
MAMUSHË----506.2
LIPJAN----498.82
DEÇAN----478.03
VUSHTRRI----469.74
GJAKOVË----469.69
ISTOG----467.89
PRIZREN----455.02
SKENDERAJ----449.88
FERIZAJ----444.57
GJILAN----440.42
KLINË----428.24
SHTIME----424.52
KAÇANIK----408.69
RAHOVEC----407.96
MALISHEVË----392.03
JUNIK----387.09
DRAGASH----381.75
PODUJEVË----377.91
VITI----376.56
ZUBIN POTOK----354.9
LEPOSAVIQ----354.51
KAMENICË----346.33
NOVOBËRDË----343.16
PARTESH----295.59
ZVEÇAN----286.21
SHTËRPCË----268.81
RANILLUG----261.62

Të dhënat nga Open Data ATK

🌟 Mbështetja e Grave Sipërmarrëse për Qasje në Financa 🌟Tax Advisors LLC ju njofton për iniciativën tonë të re për të fu...
21/09/2023

🌟 Mbështetja e Grave Sipërmarrëse për Qasje në Financa 🌟

Tax Advisors LLC ju njofton për iniciativën tonë të re për të fuqizuar dhe ngritur bizneset e menaxhuara nga Gratë! 💪💼

🌐 Rreth Projektit:
Nëpërmjet këtijë projekti ofrohet konsulenc për të lehtësuar qasjen në financa, duke e bërë më të lehtë për gratë sipërmarrëse të arrijnë qëllimet e tyre të biznesit.

📊 Pikat kryesore të mbështetjes:

1️⃣Identifikimi i Nevojave për Financim: Ne vlerësojmë biznesin tuaj aktual për të përcaktuar shumën e duhur të financimit të jashtëm.
2️⃣ Vlerësimi i potencialit të biznesit për financim: Informohuni lidhur me vlerën dhe potencialin e biznesit tuaj për financim;
3️⃣ Planifikimi i Investimeve:
Ne ju përkrahim për të:
Formuluar strategjitë e rritjes
Zhvilluar planin e qëndrueshëm të biznesit
Përgatitjen e propozimeve të qëndrueshme të financimit të biznesit.
4️⃣ Mbështetja gjatë procesit të paraqitjes së planeve dhe nevojave për financim te institucionet financiare dhe ofruesit e fondeve.

🆓 Shërbimet FALAS: Të gjitha shërbimet ofrohen falas dhe financohen nga donatori i projektit.

☎️Na kontaktoni:

Nëse jeni një grua sipërmarëse me plane për rritje dhe zhvillim të biznesit shfrytëzone mundësin dhe na kontaktoni:

Email:[email protected]
Tel:+383 49 466 555

Tax Advisors LLC

Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor!
15/03/2023

Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor!

Njoftim për tatimpagues

Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për: paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në legjislacionin tatimor.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk janë duke përmbushur këtë detyrim ligjor.

Për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk mbajnë tatimin në burim, do të aplikohen ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!

09/03/2023

A duhet të paguhet tatim në rastet e sh*tjes së patundshmërive nga individët.

07/02/2023

📢 Njoftim për tatimpagues - Lësho kuponë fiskal edhe për sh*tjet online!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat se furnizimi i mallrave dhe/ose shërbimeve në mënyrë elektronike (përmes internetit) është një formë e tregtisë, ku tregtia dhe afarizmi në përgjithësi kryhen në të njëjtën mënyrë si në çdo treg tjetër. Tregtia në distancë, apo elektronike, ose e ashtuquajtur “online”, ndryshon vetëm në atë që prania personale e sh*tësit dhe blerësit nuk është e nevojshme që furnizimi të kryhet.

Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.

Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale.

Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (sh*tësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kuponë fiskal dhe atë t'ia dërgojë klientit së bashku me produktin.

Nëse do të lëshohet një kupon fiskal i veçantë për furnizimin e mallrave të porositura përmes internetit (online), varet nëse kostoja e dorëzimit (transportit) është përfshirë në atë çmim të furnizimit. Nëse kostoja e dorëzimit (transportit) përfshihet në çmimin e mallit të paguar nga klienti, kjo do të tregohet në kupon fiskal si artikull i veçantë. Megjithatë, nëse çmimi i paguar nga klienti i referohet vetëm mallrave pa kosto të dërgesës (transportit), atëherë kompania e transportit është e detyruar të lëshojë një kupon fiskal të veçantë për kostot e transportit. Në këto raste, kostot e dorëzimit (transportit) duhet të tregohen gjithmonë në vetë faqen e internetit, përmes së cilës furnizohen mallrat dhe/ose shërbimet.

Çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtroj të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal.

Andaj, një kupon fiskal është dëshmi se tatimi është llogaritur dhe paguar për një blerje të caktuar. Këto mjete përmes të hyrave buxhetore kthehen në buxhetin e Republikës së Kosovës, të cilat më tutje përdoren për ndërtimin e infrastrukturës publike, spitaleve, shkollave, çerdheve për fëmijët, etj., nga të cilat projekte përfitojnë drejtpërdrejt apo indirekt qytetarët.

Duke marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në “luftimin” e ekonomisë së hirtë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe të shoqërisë.

Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

Administrata Tatimore e Kosovës

Address

Perandori Justinian Nr. 69
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Telephone

+38349466555

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tax Advisors posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Tax Advisors:

Shortcuts

Share