Alpha Finance

Alpha Finance Zyre për Kontabilitet & Financa ALPHA FINANCE SH.P.K.

ALPHA FINANCE SH.P.K. është kompani për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe financave, me profesionistë të përgaditur dhe Kontabilist të Çertifikuar me përvojë në lëmin e Financave dhe Kontabilitetit. Kompania jonë në themelet e saj ka mirëbesimin, angazhimin, përkushtimin dhe bashkpunimin e sinqert me të gjithë bashkpunëtorët tanë, me qëllim që të arrijmë suksese të përbashkëta. ofron kët

o shërbime:

- Regjistrimin e biznesit;
- Konsulencë financiare dhe tatimore;
- Mbajtjen e librave të kontabilitetit;
- Deklarimin e tatimeve mujore, tremujore dhe vjetore në ATK;
- Përgatitjen e pasqyrave financiare sipas SNRF dhe ATK;
- Nënshkrimi i pasqyrave financiare nga kontabilisti i çertifikuar;

17/02/2023
14/10/2022

🔴Njoftim për tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës organizon seminarin online me temën Rimbursimet për:

• Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
• Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe
• Tatimin në të Ardhura të Korporatave (TAK)

Ky seminar do të prezantohet nga Drejtori i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve, z. Sami Salihu.

Të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin seminarin live përmes faqës zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës në facebook, apo përmes platformës Zoom, me datë: 19 Tetor 2022, në orën 10:00.

♦️Realizimi i seminarit online mbështeten nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike.

- Njoftim nga ATK

📢Njoftim për tatimpagues  🔵Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin! 🔷Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjit...
16/08/2022

📢Njoftim për tatimpagues

🔵Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin!

🔷Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

🔷Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.

🔷Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

🔷Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

🔷Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

🔄Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!
-Njoftim nga ATK

13/08/2022

👉🏼Formularët që duhet të deklarohën deri me këtë datë: 1️⃣5️⃣

🔸WM – Pasqyrë e Mbajtjes në Burim dhe Pagimit të Tatimit

🔸CM – Pasqyra e Kontributeve për Pension dhe Formulari i Pagesës

🔸WR – Pasqyra e mbajtjes në burim dhe pagesës së Interesit, të drejtës pronësore, Qirasë, Fitoreve në Lotari dhe Personin jo-rezident

🟧LIGJI Nr. 03/L-222 , neni 17 pika 7 (Në qoftë se data e deklarimit e përshkruar në legjislacion nuk është ditë pune në Kosovë, data e deklarimit do të jetë dita e parë e punës pas kësaj).
-Njoftim nga ATK

ATK verifikon mallrat pa origjinë Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit...
06/08/2022

ATK verifikon mallrat pa origjinë

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë.

Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit.

Po ashtu, secili tatimpagues duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, shkëmbimit apo mënyrave tjera) deri sa ato të jenë sh*tur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e sh*tjes apo sistemim tjetër.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
-Njoftim nga ATK.

11/05/2022

Obligimet tatimore.
Njofton Administrata Tatimore e Kosovës

Deklaro saktë tatimin!Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afaris...
27/04/2022

Deklaro saktë tatimin!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit te bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.

Disa nga veprimtaritë si në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor:

• Identifikimi i bizneseve, të cilat nën-deklarojnë pagat e punëtorëve;
• Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim, në veçanti veprimtaritë, si: tregti, shërbime, ndërtimtari dhe prodhim;
• Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht në kuotën fikse prej 37.5€ në çdo 3 muaj;
• Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht nën pragun e TVSH-së, veçanërisht bizneset në veprimtaritë, si: tregti, shërbime profesionale, zbavitëse-artistike, prodhim, transport, etj;
• Identifikimi i bizneseve, të cilat operojnë me humbje, si dhe bizneseve që deklarojnë me zero;
• Identifikimi i bizneseve të cilat ofrojnë furnizime pa të drejtën e kreditimit të TVSH-së, ndërsa në anën tjetër zbresin TVSH-në në blerje;
• Identifikimi i bizneseve të cilat importojnë apo tregtojnë mallra me akcizë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, respektivisht nënvlerësimit të çmimeve të sh*tjes, i’u shmangen detyrimeve tatimore;
• Identifikimi i bizneseve të cilat merren me sh*tjen e tekstilit dhe veshmbathjeve, të cilat mbajnë dokumentacione jo të sakta me qëllim të shmangies së detyrimeve tatimore;
• Identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk bëjnë deklarimin e të ardhurave të ndryshme që ata mund të kenë qoftë të hyrat nga jashtë vendit, të hyrat nga kapitali apo të hyrat tjera; etj.

ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Paguaj tatimin, fuqizo shtetin!

01/04/2022

Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e
Tatimit në të Ardhura Personale

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 22/2022 të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të datës 29.03.2022, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore 2021.

Afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore 2021, zgjatet deri më 31 Maj 2022.

Deklarimet dhe pagesat e bëra për Tatim në të Ardhura Personale deri në afatin e zgjatur, gjegjësisht 31 Maj 2022, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.
Për llojet tjera të tatimeve dhe kontributeve, përveç Tatimit në të Ardhura Personale, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të vazhdojnë me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

08/02/2022

A firm built on trust

Address

Fan Noli
Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alpha Finance posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Alpha Finance:

Share