BS Finance

BS Finance Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from BS Finance, Financial service, Komandant Zefi, Ferizaj.

29/05/2026

📌MINTI/KIESA ka lansuar skemat e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Skemat e lansuara:

• Skema për subvencionim të bizneseve me pronësi të grave ndërmarrëse
• Skema për shërbimet e digjitalizimit
• Skema për certifikim të produkteve
• Skema për makineri prodhuese dhe përpunuese, në proces të lansimit.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike.

📅 Afati për aplikim deri më 18.06.2026

📑 Për më shumë informacione mbi procedurat dhe dokumentacionin, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.

đź”— https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107
đź”— https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134

Pagesat me klient privat mbi 2 mijë euro mbyllen me bankë nga 1 qershor 2026:
25/05/2026

Pagesat me klient privat mbi 2 mijë euro mbyllen me bankë nga 1 qershor 2026:

Grante per biznese
18/05/2026

Grante per biznese

Njoftim:
Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR) njofton të gjithë aplikantët potencial se nga data 18.05.2026 lansoni Thirrjen për Propozime “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar PZHRB 2026”.
Aplikimi bëhet përmes platformës e-kosova.

Udhëzimin për aplikantë mund ti gjeni në uebfaqen e MZHR-së.
https://mzhr.rks-gov.net/postime/ministria-e-zhvillimit-rajonal-lanson-skemen-e-granteve-programi-i-zhvillimit-rajonal-te-balansuar-2026/
_______________________
Obaveštenje:
Ministarstvo za regionalno razvoj obaveštava sve potencijalne podnosioce prijava da od 18.05.2026. godine lansira poziv za podnošenje predloga za Program ravnomernog regionalnog razvoja PRRR 2026.
Podnošenje prijava se vrši putem platforme e-kosova.

Uputstva za podnosioce prijava možete pronaći na internet stranici MRR-a.
https://mzhr.rks-gov.net/sr/postime/ministria-e-zhvillimit-rajonal-lanson-skemen-e-granteve-programi-i-zhvillimit-rajonal-te-balansuar-2026/
______________________
Announcement:
The Ministry of Regional Development (MDR) informs all potential applicants that the Call for Proposals for the "Balanced Regional Development Program BRDP 2025" will be launched on 18.05.2026
Application will be made through the e-Kosova platform.

Instructions for applicants can be found on the MRD website.
https://mzhr.rks-gov.net/postime/ministria-e-zhvillimit-rajonal-lanson-skemen-e-granteve-programi-i-zhvillimit-rajonal-te-balansuar-2026/

Fiskalizimi i bllokave tatimorë:Nga dje 15 maj 2026 ka filluar fiskalizimi i bllokave tatimorë. Vlenë për Bizneset që en...
16/05/2026

Fiskalizimi i bllokave tatimorë:

Nga dje 15 maj 2026 ka filluar fiskalizimi i bllokave tatimorë. Vlenë për Bizneset që ende nuk janë paisur me Paisje Elektronike Fiskale apo Sisteme Fiskale (PEF/SF) apo nëse kan nderprerje te perkohshme, prishje te paisjes fiskale, apo nëse biznesi është në periudhën e instalimit të Sistemit Elektronik Fiskal.

20/04/2026
19/04/2026

Njoftim për Importuesit dhe subjektet prodhuese

Dogana e Kosovës njofton të gjithë importuesit dhe subjektet prodhuese se, me qëllim të evitimit të pritjeve dhe vonesave gjatë përfitimit nga lirimet nga detyrimet doganore, konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për linjat dhe makineritë e prodhimit (procedura LMP), është e domosdoshme që para realizimit të importit të sigurojnë se në regjistrin e biznesit pranë Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) është e regjistruar qartë veprimtaria përkatëse prodhuese.

Përditësimi i saktë i të dhënave të biznesit:

lehtëson shqyrtimin e kërkesave për lirim nga detyrimet,

shmang vonesat gjatë procedurave të zhdoganimit,

përshpejton procesin e trajtimit doganor.

Inkurajohen të gjitha bizneset që, përpara paraqitjes së deklaratës doganore, të verifikojnë dhe sipas nevojës të përditësojnë veprimtarinë e tyre në ARBK, në përputhje me natyrën e pajisjeve apo makinerive që importohen për qëllime prodhimi. Në rast se biznesi nuk e ka të regjistruar veprimtarinë e saktë prodhuese, mallrat mund t’i nënshtrohen pritjeve derisa të bëhet regjistrimi i duhur. Kjo situatë nuk është në interes të Doganës, sikurse që nuk është as në interes të bizneseve.

27/01/2026

15/01/2026

Të nderuar pronar dhe përfaqësues të bizneseve;

Viti fiskal 2026 fillon me ndryshimet ligjore lidhur me pagën minimale.

Nga data 1 janar 2026:
• Paga minimale do të jetë 2.50 € për orë pune, ose
• 425.00 € bruto në muaj për punë me orar të plotë.

Nga data 1 korrik 2026:
• Paga minimale do të rritet në 3.00 € për orë pune, ose
• 500.00 € bruto në muaj për punë me orar të plotë.

Bizneset duhet të pergatisin kontratat e reja te punes dhe ndryshojnë ato ekzistuese ne kordinim me të punësuarit e tyre.

Viti 2026 fillon me kontrata të reja dhe bashkëpunime të reja, duke ndërtuar sukses mbi profesionalizëm, besueshmëri dhe...
08/01/2026

Viti 2026 fillon me kontrata të reja dhe bashkëpunime të reja, duke ndërtuar sukses mbi profesionalizëm, besueshmëri dhe saktësi në çdo shërbim financiar që ofrojmë.

31/12/2025

Address

Komandant Zefi
Ferizaj
71000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BS Finance posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to BS Finance:

Share