08/06/2026
🤝ADGF dhe ASF – Agro Social Fund kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi në kuadër të programit “EU Western Balkans Guarantee”, duke zgjeruar aksesin në financim për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Ky partneritet forcon rolin e sektorit të mikrofinancës në mbështetje të zhvillimit ekonomik, duke krijuar më shumë mundësi financimi për bizneset, investimet dhe rritjen e qëndrueshme në të gjithë vendin.
🇪🇺 Një tjetër hap konkret drejt një ekonomie më gjithëpërfshirëse, më konkurruese dhe më pranë standardeve europiane.